Lajme
Qeveria Federale: “Mbyllja e kantiereve në Tiçino është e kundërligjshme”
Në veprimin që ka bërë Tiçino për mbylljen e kantiereve dhe ndërmarrjeve, janë përdorur dispozita që tejkalojnë ligjin federal
Martin Dumermuth, Drejtor i Zyrës Federale të Drejtësisë, në konferencën për media që po vazhdon të mbahet në Bernë ka theksuar edhe një herë se kantonet nuk kanë të drejtë të bëjnë mbylljen e të gjithë kantiereve në territorin e tyre. ”
Kjo është e mundur vetëm në raste individuale”, ka shtuar Dumermuth, transmeton albinfo.ch. Dhe ajo mund të ndodhë në rastet kur nuk ka mundësi të respektohen regullat e higjienës.
Në këtë drejtim, Dumermuth ka theksuar se: “kantonet nuk mund të rregullojnë asgjë që është tashmë e rregulluar nga Konfederata”.
Problemet janë shfaqur kur Kantoni i Ticino ka vendosur të mbyllë kantieret e ndërtimit dhe ndërmarrjet industriale.
Kjo ka ndodhur ndërkohë që Qeveria Federale kishte kërkuar që vetëm të respektoheshin rregullat e higjienës në kantiere, përcjell albinfo.ch. Nëse paraqitet problemi i respektimit të këtyre rregullave, vetëm atëherë kantieri i ndërtimit mund të mbyllet, pra, në raste individuale”, ka thënë Dumermuth.
Në veprimin që ka bërë Tiçino, janë përdorur dispozita të ndryshme që tejkalojnë ligjin federal. “Këto dispozita janë në kundërshtim me ligjin federal”. Kompanitë mund të kundërshtojnë vendimin e marrë nga kantoni, ka thënë Drejtor i Zyrës Federale të Drejtësisë para gazetarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor