Koronavirusi: çast pas çasti

Shifrat e 22 marsit: Sa u infektuan dhe sa viktima ishin në botë

Kosova ka regjistruar viktimën e parë nga virusi korona

Më shumë se 324 290 raste infektimi dhe 14 396 të vdekur u regjistruan sot në 171 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 1 671 vdekje të reja dhe 32 869 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 651 vdekje, Spanja me 394 dhe Irani me 129, transmeton ATSH.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 81 054 raste, përfshirë 3 261 vdekje dhe 72 244 të shëruar. 46 raste infektimi dhe 6  vdekje u njoftuan midis të shtunës dhe të dielës, përcjell albinfo.ch.

Që nga dita e djeshme, Rumania, Kosova, Kolumbia, Afganistani, Republika Demokratike e Kongos, Kili, Qipro dhe Gana kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Gaza, Timori Lindor, Uganda, Eritrea, Mozambiku, njoftuan rastet e para të infektimit.

Europa – 163 411 raste (8 692 viktima).

Azia – 96 749 raste (3 482 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 32 387 raste (409 viktima).

Lindja e Mesme – 24 975 raste (1 714 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 4 001 raste (49 viktima).

Afrika – 1 351  raste (43 viktima).

Oqeania -1 417 raste (7 viktima).