Lajme
Zvicër: Kompensimi për të vetëpunësuarit paguhet nga mesi i prillit
Personat e vetëpunësuar që nuk mund të kërkojnë kompensim në emër të punës me kohë të shkurtuar si dhe prindërit të cilët janë detyruar të ndërpresin punën e tyre për shkak të mbylljes së shkollave, janë kategoritë që kanë të drejtë të kërkojnë këtë kompensim
Konferenca e fondeve të kompensimit kantonal dhe Federata e fondeve të kompensimit e Zvicrës kanë dhënë një lajm të mirë sot për disa kategori të punüëuarish.
Për personat e vetëpunësuar, që janë të prekur nga kriza e koronavirusit, nga e hëna (nesër) do të jenë në dispozicion në internet informacionet dhe formularët e nevojshëm online për kompensimin që do të marrin, shkruan srf.ch.
Sipas vendimit të Këshillit Federal, personat e vetëpunësuar që nuk mund të kërkojnë kompensim në emër të punës me kohë të shkurtuar si dhe prindërit të cilët janë detyruar të ndërpresin punën e tyre për shkak të mbylljes së shkollave, janë kategoritë që kanë të drejtë të kërkojnë këtë kompensim, transmeton albinfo.ch
Po ashtu këtë të drejtë e kanë edhe personat të cilët ndodhen në karantinë, me urdhër të mjekut.
Fondet e kompensimit konsiderojnë se kompensimet nga fondet në fjalë mund të rrjedhin nga mesi i prillit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor