Koronavirusi: çast pas çasti
Një fije shprese në Itali: Sot kishte më pak të vdekur se një ditë më parë
“Ka më pak raste sesa ditët e kaluara, kjo të bën të shpresosh se një trend i tillë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ka thënë shefi i mbrojtjes civile Angelo Borrelli
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali sot është rritur për 651, duke çuar kështu në 5.476 numrin e përgjitshëm.
Ajo që bie ne sy është se rritja nuk ishte aq e madhe sa një ditë më parë, shkruajnë mediat italiane dhe botërore, transmeton albinfo.ch.
Të kujtojmë: të shtunën, mbrojtja civile kishte raportuar numrin prej 793 vdekjeve, më të madhin të regjistruar deri më tash në vetëm një ditë.
“Ka më pak raste sesa ditët e kaluara, kjo të bën të shpresosh se një trend i tillë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ka thënë të dielën shefi i mbrojtjes civile Angelo Borrelli në Romë. Por ai ka paralajmëruar kundër përfundimeve të nxituara, përcjell albinfo.ch. “Ne nuk duhet të heqim dorë nga vigjilenca.”
Një total prej 59,138 personave të infektuar janë regjistruar në Itali deri të Dielën. Ky numër është për rreth 5500 më i madh sesa të shtunën. Por rritja këtu ishte gjithashtu më e ulët se një ditë më parë.
Sipas mbrojtjes civile, shkaku i vdekjes në mesin e të infektuarve nuk është përcaktuar përfundimisht, d.m.th nëse njerëzit kanë vdekur nga Covid-19 ose nga sëmundje të tjera ekzistuese.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor