Lajme

Angela Merkel edhe në këto ditë i bën vetë blerjet në market

Është inkurajuese të shikosh që kancelarja shkon në supermarket si çdo qytetar tjetër, edhe në kohë të një pandemie.

Ka vetëm një paketë të vogël letre higjienike në karrocat e blerjes, katër shishe verë (Ricossa). Edhe në kohën e koronavirusit, Angela Merkel vazhdon të bëjë pazar si gjithë qytetarët e thjeshtë, transmeton albinfo.ch.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, edhe në kohën e krizës Corona ka shkuar vetë në supermarket për të blerë, pa maskë dhe pa doreza.

Mediat gjermane njoftojnë se kancelarja Merkel në këtë vikend është parë në një supermarket në Berlin-Mitte, ku zakonisht shkon për të blerë. Së pari ka blerë perime dhe më pas disa gjëra të tjera. Dëshmitarët okularë thonë se në shportën e saj ka pasur ndër tjerash edhe perime, një sapun, një shishe verë, letër higjenike, shkruan DW.

Merkel ka paguar vetë ,me kartelë. Ndërsa ditën e dielë, pra sot, më 22.03.2020, Merkel mori pjesë në video-konferencën me kryeministrat e landeve, ku u vendos ndalimqarkullimi i qyetarëve në masë të madhe, në gjithë Gjermaninë. Por shkuarja në dyqane dhe shetitjet familjare nuk ndalohen. /Albinfo.ch