Lajme
Problemi më i madh për Zvicrën, mungesa e stafit të kujdesit intensiv
"Jam e bindur që as materiali dhe as shtretërit nuk do të jenë problemi ynë i parë në valën e ardhshme pandemike"
Problemi më i madh në Zvicër në krizën e koronavirusit nuk do të jetë numri i shtretërve dhe ai i respiratorëve, por mungesa e stafit të infermierëve në stacionet e kujdesit intensiv. Këtë deklarim e kanë bërë sot dy mjekë nga Shoqata Zvicerane për Kujdesin Intensiv (SGI), transmeton albinfo.ch gazetat zvicerane.
“Jam e bindur që as materiali dhe as shtretërit nuk do të jenë problemi ynë i parë në valën e ardhshme pandemike, por problemi kryesor do të jetë në të vërtetë stafi”, ka thënë Antje Heise, nënkryetare e SGI dhe drejtoreshë mjekësore e Njësisë së Kujdesit Intensiv në Spitalin Thun të Kantonit të Bernës.
Këtë deklaratë ajo e ka dhënë në një intervistë me “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche”.
Numri i vendeve mund të rritet shpejt përmes zgjidhjeve kreative, ka thënë më tuitje Heise. Pyetja e madhe është nëse do të kemi staf të mjaftueshëm infermierësh të trajnuar posaçërisht, që do të jenë në dispozicion për të punuar në stacionet e kujdesit intensiv.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor