Lajme
Zvicër: 60 të vdekur dhe 7014 të infektuar nga koronavirusi
Në kantonin e Ticinos ku incidenca është më e madhja në vend, janë 283.5 raste të prekur në 100 mijë banorë
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka raportortuar: Në Zvicër janë 7014 raste të konfirmuara të infektimit me koronavirus. Numri i të vdekurve në këtë moment ka arritur në 60, shkruan srf.ch duke iu referuar të dhënave nga BAG.
Kantonet e Ticinos, Basel-Stadtit dhe Vaudit janë më të prekurit. Sipas raportit të situatës së azhurnuar për situatën epidemiologjike, në kantonin e Ticinos ku incidenca është më e madhja në vend, janë 283.5 raste të prekur në 100 mijë banorë, transmeton albinfo.ch. Në vendin e dytë dhe të tretë vijnë kantonet Vaud (205.8) dhe Basel-Stadt (203.8).
Në të gjithë botën, më shumë se 300,000 infeksione janë raportuar deri në mëngjesin e të dielës, nga të cilat kanë vdekur më shumë se 13,000 njerëz . Vetëm në Itali, janë infektuar më shumë se 53,000 njerëz dhe kanë vdekur 4,825.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor