Koronavirusi: çast pas çasti
Shkencëtarët: Burrat, më të rrezikuar nga koronavirusi
Më shumë se 70 për qind e viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali janë meshkuj.
Të paktën 4,032 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin fqinj, ndërsa të enjten numri total i viktimave u bë edhe më i madh se ai i Kinës. Nga numri total i viktimave, rezulton se më pak se 1 000 prej tyre kanë qenë gra.
Burrat gjithashtu kanë më shumë të ngjarë se gratë që ta marrin sëmundjen dhe përbëjnë 60 për qind të rasteve të konfirmuara, sipas agjencisë së hulumtimit të shëndetit publik në Itali.
Një studim i bërë më herët zbuloi se shifrat ishin edhe më të larta, 80 për qind e vdekjeve ishin meshkuj dhe vetëm 20 për qind ishin gra, por hendeku është ngushtuar me kalimin e kohës. Kërkuesit në Kinë, ku edhe filloi pandemia, tregojnë se të paktën dy të tretat e pacientëve që humbën jetën ishin meshkuj.
Shkencëtarët thonë se ata nuk e dinë ende se pse gratë kanë më pak të ngjarë që të humbin jetën si pasojë e koronavirusit. Por, kanë sugjeruar që gratë kanë tendencë të kenë sistem imuniteti më të fortë dhe një tendencë më të ulët për të pasur probleme shëndetësore afatgjata që i bëjnë pacientët më të cenueshëm.
Për këto arsye, ekspertët këshillojnë që burrat të jenë më të kujdesshëm se gratë për të shmangur koronavirusin.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor