Lajme

627 viktima për 24 orë në Itali

Plot një muaj nga nisja e pandemisë, Italia ka regjistruar sot numrin rekord të viktimave brenda 24 orësh.

Numri i viktimave me COVID 19 ka arritur sot në 4032, e bilanci i 24 orëve të fundit është tragjik, janë 627 viktima më shumë se një ditë më parë.

Numri i personave të infektuar është 47 021, e 2655 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën e po kurohen në repartet e terapive intensive.

Edhe persona të infektuar nga koronavirusi janë 5986 më shumë se një ditë më parë.