Lajme
Pse duhet ta masim temperaturën vazhdimisht?
Gjithçka nis me shfaqjen e temperaturës së lartë. Kjo është simptoma kryesore e njerëzve të prekur nga koronavirusi.
COVID-19 është ulur këmbëkryq në plot 150 vende, përfshirë Kosoven dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Një analizë e situatës në provincën e Wuhan, ku edhe nisi gjithçka, ka treguar se në 99 për qind të rasteve, pacientët e prekur nga COVID-19 kishin temperaturë të lartë.
Në 50 për qind të rasteve, pacientët përjetonin lodhje dhe kollë të thatë.
Një e treta e dhe simptomat e koronavirusit?
Simptomat kryesore të infeksionit nga COVID-19 janë: temperatura e lartë dhe kolla.
Disa njerëz përjetojnë edhe vështirësi në frymëmarrje.
Simptomat më të rralla janë; dhimbjet e fytit, dhimbjet muskulare dhe dhimbjet e barkut.
Këto të fundit janë të lidhura edhe me praninë e sëmundjeve të tjera në organizëm.
Temperatura, sipas ekspertëve, shfaqet që në ditën e parë të infeksionit (pas inkubimit 5 ditor) dhe në dy ditë në vazhdim mund të shoqërohet me lodhje, kollë të thatë, dhimbje muskulare.
Ka pasur raste kur një ose dy ditë përpara shfaqjes së temperaturës, njerëzit janë përballur me diare ose të përziera.
Në ditën e pestë të infeksionit, njeriu, veçanërisht të moshuarit, kanë vështirësi në frymëmarrje.
Në bazë të rasteve të rekuperuara, ekspertët janë të mendimit se infeksioni zgjat dy javë e gjysmë.
Si të monitoroni shëndetin në kushtet e shtëpisë.
Njerëzit duhet të jenë shumë të vëmendshëm ndaj monitorimit të shëndetit në kushtet e shtëpisë.
Nëse vërejnë çfarëdo lloj simptome duhet ta mbajnë atë shënim.
Temperatura e trupit duhet matur dy herë në ditë, mundësisht me termometër dixhital, një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje.
Shënojeni temperaturën pas çdo matjeje, çdo ditë.
Nëse harroni ta masni temperaturën, bëjeni këtë në momentin që kujtoheni.
Përveç matjes së temperaturës, duhet të jeni shumë të vëmendshëm ndaj shfaqjes së kollës, apo çdo vështirësie në frymëmarrje.
Çfarë të bëni nëse keni simptoma?
MOS SHKONI NË URGJENCË – kjo është një këshillë e përsëritur e ekspertëve. Ju duhet t’i telefononi mjekut menjëherë nëse nuk merrni dot frymë, keni dhimbje kraharori dhe temperaturë të lartë mbi 38 gradë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor