Lajme

Trajneri i njohur i futbollit shërohet nga koronavirusi

Jorge Jesus është shëruar nga koronavirusi.

Trajneri portugez kishte dalë pozitiv në koronavirus në analizat e bëra ditë më parë.

Por, është tani skuadra e Flamengos që me anë të një komunikate ka bërë të ditur se 65-vjeçari është shëruar nga koronavirusi.

“Flamengo informon publikun se testimi i ri në trajnerin Jorge Jesus ka treguar një rezultat negativ të pranisë së virusit Covid-19. Ne i falënderojmë të gjithë për mbështetjen e trajnerit”, thuhet në komunikatë, raporton Goal.com, përcjell Klan Kosova.

Jesus ka qenë në mesin e pjesëtarëve të botës së futbollit që është prekur nga koronavirusi, por është i pari që tani është shëruar nga ai.