Portrete të firmave
Restoranti shqiptar, 200 racione falas për ata që punojnë përkundër koronavirusit
Restorant “Da Buki”, i cili drejtohet nga Gani Elezaj dhe vëllezërit Avdi, Besfort dhe Burim Elezaj, ka befasuar të gjithë kur kanë parë që në këtë kohë krize kanë shprehur gatishmërinë për të shpërndarë afro 200 ushqime falas
Në këtë kohë të krizës shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi, me të cilin është duke u përballur edhe Austria, restoranti “Da Buki” nga Neutal ka marrë një aksion humanitar. Pronarët e këtij restoranti kanë shpërndarë afro 200 ushqime falas për të gjithë “heronjtë” e ditëve të sotme, të cilët përkundër rrezikut nga virusi, çdo ditë dalin në punën e tyre, shkruan BVZ.at, përcjell albinfo.ch.
Biznesi familjar, restorant “Da Buki”, i cili drejtohet nga Gani Elezaj dhe vëllezërit Avdi, Besfort dhe Burim Elezaj, ka befasuar të gjithë kur kanë parë që në këtë kohë krize kanë shprehur gatishmërinë për të shpërndarë afro 200 ushqime falas.
“Ishte një aksion solidarizimi se çfarë mundemi ne si biznes familjar të bëjmë për këta “heronj” të ditëve të sotme. E menduam bashkë me familjen dhe vendosëm të shpërndajmë ushqime për të gjithë ata punëtorë, të cilët edhe në këtë kohë krize dalin të punojnë dhe të shërbejnë qytetarët e këtij vendi”, tha për “albinfo.ch”, Burim Elezaj.
Ushqimet janë dërguar në filialet e supermarketëve “Billa”, “Hofer”, “Euro spar”, “Penny” dhe “Lidl” në Stoob-Süd, Oberpullendorf Weppersdorf si dhe në stacionin e Policisë dhe në “Kryqin e Kuq” në Neutal.
“Ne do të mundohemi që edhe gjatë ditëve të ardhshme të marrim iniciative të tillë që të japim sado pak kontributin tonë në këtë krizë shëndetësore për të gjithë”, tha ai.
Vëllezërit Elezaj janë nga Strellci i Epërm i Deçanit, ndërsa prej vitesh merren me gastronomi në qytetin Neutal në Landin Burgenland.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor