Lajme
Ministri i Lihtenshtajnit: Sillni raki nga bodrumet që të prodhojmë dezinfektues
Rakia e grumbulluar dërgohet për t`u distiluar në një distileri. Më pas nga kjo, në farmacitë e vendit prodhohet uji dezinfektues
Ministri i Shëndetësisë i Principatës së Lihtenshtajnit, Mauro Pedrazzini, ka nisur një apel interesant për punonjësit e administratës shtetërore.
Meqenëse në vend nuk ka mbetur fare materie dezinfektuese, punonjësve u sugjerohet të marrin nga bodrumet e tyre shishe me pije që kanë shkallë të lartë alkooli, në mënyrë që prej tyre të prodhohet dezinfektues, shkruan 20minuten.ch.
Rakia e grumbulluar në këtë mënyrë dërgohet për t`u distiluar në një distileri, transmeton albinfo.ch. Më pas nga kjo masë e destiluar në farmacitë e vendit prodhohet uji dezinfektues.
Kjo letër nga ministri i Shëndetësisë po qarkullon në grupet e Whatsapp dhe Facebook. Por mesazhi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Ndërkohë, vetë Pedrazzini e ka pranuar për blick.ch se apeli është i vërtetë dhe rrjedh prej tij.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor