Lajme
Ushtria gjermane, e gatshme për të ndihmuar në parandalimin e koronavirusit
Annegret Kramp Karrenbauer tha se ushtria gjermane po përgatitet të ndihmojë në luftimin e pandemisë
Është bërë e ditur se numri i të infektuar në Gjermani është mbi 10 000, ka njoftuar Instituti Gjerman për Kontrollin e Sëmundjeve. Raste janë raportuar në të 16 landet gjermane.
Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp Karrenbauer, tha se ushtria gjermane po përgatitet të ndihmojë në luftimin e pandemisë, nëse shërbimet e tjera civile janë të mbingarkuara me punë.
“Të gjithë duhet të kuptojmë se luftimi i koronavirusit është si një maratonë. Ne po përgatitemi për një skenar më të keq, në të cilin një numër i madh njerëzish do të infektoheshin. Ne kemi njerëz të mjaftueshëm për të ndihmuar”, tha ministrja e Mbrojtjes.
OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID 19. Pandemia ndodh kur një sëmundje in fektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën, në total janë: 222 643 njerëz të infektuar, 8 966 të vdekur dhe 84 179 të shëruar, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor