Lajme

Në orën 12.30, në Zvicër: Duartrokitje për punonjësit shëndetësorë

Falënderimi bëhet për përpjekjet e tyre në luftën kundër koronavirusit.

Sot në orën 12.30, populli i Zvicrës do të falënderojë punonjësit e shëndetit me një raund të duartrokitjeve, njofton srf.ch. Falënderimi bëhet për përpjekjet e tyre në luftën kundër koronavirusit.

Kompanitë kryesore të mediave (përfshirë SRF) kanë bërë thirrje bashkërisht për të realizuar këtë fushatë falënderimi.

Sa më shumë njerëz që të jetë e mundur duhet të bëjnë një pauzë prej 60 sekondash në orën 12.30 dhe të duartrokasin stafin mjekësor në vendet ku ndodhen si nga ballkonet, tarracat, rrugët ose dritarete.