Koronavirusi: çast pas çasti
Sa është efektiv alkooli në parandalimin e virusit
“Ne nuk rekomandojmë konsumin e pijeve alkoolike”, tha Stephanie Pfaender
Një studim i ri nga shkencëtarë gjermanë e zvicerjanë thotë së fundmi se koronavorusi i ri është më i ndjeshëm ndaj alkoolit sesa viruset e Sars e Mers dhe mund të vritet nga përqendrime të etanolit prej 30%.
Megjithse pijet si uiski, rakia e xhin kanë përqendrime alkooli më të larta se 30%, shkencëtarët përsëri nuk i rekomandojnë ato si dezinfektues dhe theksojnë që pirja e tyre nuk është parandaluese apo kurim për Covid-19.
Drejtuesja e studimit Stephanie Pfaender, tha se eksperimenti është kryer në kushte laboratorike dhe nuk tregojnë se si mund të përdoren në kushte personale pijet alkoolike, transmeton TCH.
Ajo tha: “Ne nuk rekomandojmë konsumin e pijeve alkoolike, pasi po flasim për një sasi minimale alkooli që ka hyrë në kontakt me virusin për një periudhë të caktuar kohe”.
Pfaender e departamentit të virologhisë në Universitetin e Ruhr, Bochum, përdorën mostrat e vrusit nga një pacient dhe infektuan me të qeliza kafshësh, të cilat më pas u vendosën në kontakt me alkoole të përqendrimeve të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Pas testimit të alkooleve të forta, ata u habitën se dhe alkooli 30% kryente një dezinfektim që përputhej me standardet e OBSH.
Studiuesit thanë se koronavirusi i ri duket më i dobët ndaj alkoollit sesa dy koronaviruset e tjera Sars e Mers, të cilat ikanë rezistuar përqendrimevge të alkooli prej 35-40 përqind.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor