Futboll

Ndërpritet edhe një kampionat i futbollit në Evropë

Virusi korona ka prekur edhe botën e futbollit, duke ndërprerë shumë kampionate

Në Evropë, shumë liga të futbollit janë ndërprerë për shkak të përhapjes së virusit korona.

Turqia, ishte një nga vendet ku liga luhej pa tifozë, por edhe ky kampionat do të ndërpritet, përcjell albinfo.ch.

Ministri i Sportit në Turqi, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, ka ndërprerë kampionatet e futbollit, basketbollit dhe volejbollit në Turqi.

Ministri Muharrem ka vendos të ndërpresë për një muaj këto aktivitete, pasi federatat e sporteve thanë se nuk dëshirojnë t’i vazdojnë garat.

Javën e fundit ndeshjet në Turqi janë luajtur me dyer të mbyllura, që është një nga masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Por, ditët e fundit, lojtarë të shumtë dhe trajnerë, kanë bërë thirrje për ndërprerjen e kampionatit.

Në Turqi, deri më tani janë konfirmuar 200 të prekur me koronavirus, dy prej tyre kanë ndërruar jetë.