Lajme
S’ka sot raste me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot janë testuar 16 mostra të dyshuara për virusin Covid-19 dhe të gjitha kanë dalë negative.
Në njoftimin e IKSHP-së bëhet e ditur se nga data 8 shkurt e deri më 19 mars janë testuar gjithsej 335 mostra të dyshuara për koronavirus, dhe prej tyre 20 kanë dalë pozitive.
“Sot, më 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 16 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha janë negative. Nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 335 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive”, thekson njoftimi.
Po ashtu, IKSHP bën të ditur se në qendrën e thirrjeve janë pranuar deri më tani 2 mijë e 597 thirrje, ndërkaq vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 533 thirrje.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor