Lajme

Gjeneva mbyll të gjithë kantieret e ndërtimit për shkak të koronavirusit

"Shkelësit e këtij vendimi mund të gjobiten deri në 300,000 franga", ka thënë ministri në ekzekutivin e Gjenevës Serge Dal Busco

Që nga e premtja (pasnesër) do të pushojë puna në të gjitha kantieret e ndërtimit në kantonin e Gjenevës.  Këtë vendim e ka marrë sot qeveria kantonale për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan srf.ch

“Shkelësit e këtij vendimi mund të gjobiten deri në 300,000 franga”, ka thënë ministri në ekzekutivin e Gjenevës Serge Dal Busco në një konferencë për media, të mbajtur përmes internetit, tranmseton albinfo.ch. Përjashtimet mund të lejohen vetëm për arsye sigurie ose për një interes publik madhor.

Ndërsa aplikimet eventuale për të vazhduar punën, do të vlerësohen nga një organ trepalësh, i përbërë nga sindikatat, punëdhënësit dhe shteti.