Shqipëria

Në Shqipëri shënohet viktima e dytë nga koronavirusi

Në mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në Spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

Thuhet se 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin infektiv, në gjendje të rëndë.

Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, endemë pulmonare dhe insuficencë renale. /Albinfo.ch