Lajme

Dyshimet për koronavirus, 48 persona kanë shkuar për analiza sot në QKUK

Pas frikës për infektim me virusin COVID-19, 48 persona kanë shkuar në QKUK për analiza.

Këtë e ka konfirmuar Salih Ahmeti nga Klinika Infektive per Dukagjini.

Mostrat e të infektuarve do të shkojnë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekuluare, ku do të kryhen analizat dhe pritet të dalin rezultatet.

Deri më tani në Kosovë janë raportuar për 15 raste me koronavirus, dy të fundit janë një cift i ardhur nga Londra sot.

Katër komuna janë futur në karantinë, ndërkohë që Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së shëndetit publik.

Kryeministri Albin Kurti, përmes një videoje u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrijnë në shtëpi, pas konfirmimit të 15 rasteve me koronavirus në Kosovë,

Kurti ka thënë se në këto ditë, vendi më i sigurt është shtëpia.

“Është situatë e përkohshme dhe do t’i kthehemi normalitetit. Vetëdija qytetare është po aq e rëndësishme sa organizimi shtetëror. Në këto ditë vendi më i sigurt është shtëpia, pranë familjeve tona, ku na duan dhe kujdesen për ne. Në shtëpi le ta ruajmë veten dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin, sidomos të moshuarit”, ka thënë Kurti, përcjell Albinfo.ch