Lajme

Kujdesi për fëmijët gjatë kohës së masave të jashtëzakonshme

Për rastet e fëmijëve që nuk mund të gëzojnë kujdesin privat, kantonet duhet të ofrojnë opsionet e nevojshme për përkujdesjen e tyre

Në mesin e masave që Këshilli Federal i Zvicrës i ka vendosur sot në kuadrin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, janë edhe ato që lidhen me kujdesin ditor të fëmijëve parashkollorë, bën të ditur srf.ch.

Lidhur me qendrat e kujdesit ditor vlen rregulli në vijim: Për rastet e fëmijëve që nuk mund të gëzojnë kujdesin privat, kantonet duhet të ofrojnë opsionet e nevojshme për përkujdesjen e tyre.

Qendrat e kujdesit ditor mund të mbyllen vetëm në rastet kur ekzistojnë mundësi të tjera  alternative dhe të përshtatshme për kujdesin e fëmijëve, transmeton albinfo.ch. Kjo masë do të zbatohet fillimisht deri më 19 prill të vitit 2020, njësoj sikurse edhe mbyllja e shkollave.