Lajme
Zvicra përgjysmon qarkullimin e trenave, në luftë kundër koronavirusit
Trenat që qarkullojnë në distanca të gjata, nga e enjtja gradualisht do të lëvizin në intervale prej një ore (tani qarkullojnë për çdo gjysmë ore)
Këshilli Federal në kuadër të masave të gjendjes së emergjencës, të shpallura pasditen e sotme, ka vendosur që të zvogëlohet i gjithë transporti publik në Zvicër. Megjithatë, shërbimet themelore vazhdojnë të garantohen, kanë bërë të ditur ministrat kompetentë në konferencën për media që mbajtën pak orë më parë në Bernë, shkruan albinfo.ch
Por, sipas qeverisë, anulimet dhe vonesat mund të priten vetëm nga e enjtja.
Në këtë drejtim, do të preken të gjitha nivelet dhe segmentet e transportit: transporti në distanca të gjata, transporti rajonal dhe ai urban. Trenat që qarkullojnë në distanca të gjata, nga e enjtja gradualisht do të lëvizin në intervale prej një ore (tani qarkullojnë për çdo gjysmë ore).
Ndërsa prej të enjtes e tutje, trenat rajonalë do të qarkullojnë në çdo gjysmë ore, ndërsa deri më sot ata kanë qarkulluar një herë në çdo çerek ore. Ajo që duhet theksuar në veçanti: Trafiku ndërkufitar përfundon në kufij. Kjo tregon se linjat ndërkombëtare janë ndërprerë.
Të gjithë ata që përdorin transportin publik për udhëtimet e tyre, duhet të kontrollojnë orarin online para çdo udhëtimi, këshillojnë kompanitë e transportit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës