Lajme
Berlin: Filmat e Kosovës promovohen në festivalin “Berlinale”
Edicioni i 70-të i Festivali Ndërkombëtar të Filmit, “Berlinale”, nis sot në Berlin.
Është bërë e ditur se pjesë e edicionit të sivjetëm të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, “Berlinale”, do të jetë edhe kinematografia kosovare, me filmin ‘Exil” dhe stendën e Qendrës Kinematografike të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Festivali “Berlinale” do të mbahet deri më 1 mars 2020, ndërsa do të shfaqen gjithsej 342 filma në disa kategori. Vetëm 18 filma do të garojnë këtë edicion për çmimet kryesore të festivalit: “Ariu i artë” dhe Ariu i argjendtë’.
Po ashtu, në edicionit e 70-të të “Berlinales” do të shfaqet edhe filmi, ‘Exil” i Visar Morinës, bashkëprodhim në mes të studiove filmike nga Gjermania, transmeton kallxo.com.
Filmi “Exil do të shfaqet më 24 shkurt në kinemanë “Zoo Palast 1”, në kuadër të programit Panorama të “Berlinales”.
Ndërkaq, Qendra Kinematografike e Kosovës përmes stendës së saj do prezantojë kinematografinë kosovare në edicioni e 70-të të filmit “Berlinale” të Berlinit në të Gjermanisë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor