Intervista
Challandes: Sekreti i suksesit të Kosovës është ekipi i saj
Personaliteti ynë i vitit, Bernard Challandes ka besim të madh në Kombëtaren e Kosovës. Ai thotë se skuadra po përparon dhe do të jetë konkurruese për ndeshjet e barazhit për Euro 2020
Kur ne kishim intervistuar trajnerin e Kosovës Bernard Challandes në prag të ndeshjes vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë në maj të vitit 2018, ai me atë lojë po fillonte serinë e gjatë të fitoreve e sukseseve me Kosovën. Për të na mbajtur kështu gjallë shpresat e kualifikimit të Kosovës në Europian fillimisht duke fituar Ligën e Kombeve dhe pastaj duke dalë e treta në një grup të fortë ndaj ekipeve si Anglia, Çekia e të tjera.
Duke qenë fituese e Ligës së Kombeve, Kosova ka ende gjasa reale për kualifikim. Prandaj, nëse intervista e parë për albinfo.ch ka qenë një pikë kthese e fatit për rrugën e gjatë të sukseseve të kombëtares së Kosovës, kjo e dyta, duke shpallur Bernard Challandss-in nga Albinfo.ch Personalitet të Vitit 2019, presim të jetë pikëkthesa e dytë. Ajo që do të prijë drejt fitores se Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ekipit tjetër, me çka kombëtarja e Kosovës do të kualifikohej në Euro2020.
Personaliteti ynë i vitit, Challandes ka besim të madh. Ai thotë se skuadra po përparon dhe do të jetë konkurruese në ndeshjet e barazhit për Euro 2020.
Albinfo.ch: Albinfo.ch: Ju e mbyllni vitin 2019 me nëntë ndeshje, tetë prej të cilave ishin për kualifikueset e Kampionatit Evropian dhe një ndeshje miqësore. Me katër fitore, dy ndeshje me barazim dhe vetëm tri humbje, Kosova është ngritur në vendin e tretë, pas Anglisë dhe Republikës Çeke, por mbi Bullgarinë dhe Malin e Zi. A është kjo maksimumi që Kosova mund të kishte arritur?
Bernard Challandes: Ne gjithmonë mund të bëjmë më mirë, por marrja e 4 pikëve ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi, pikët e përbashkëta me Republikën Çeke mund të konsiderohen një sukses. Anglia, nga ana tjetër, ishte shumë e fortë. Mund të themi se kjo fushatë ishte e shkëlqyeshme dhe t`i urojmë lojtarët.
Albinfo.ch: Kur ju intervistuam vitin e kaluar, para ndeshjes Kosovë-Shqipëri, ju thatë që Kosova ka lojtarë të rinj, se duhet të ndërtoni një ekip dhe se nuk e keni mendjen te rezultatet e kualifikimit për Ligën e Kombeve. Tani që keni mbyllur fazën kualifikuese në vendin e tretë dhe si fitues të Ligës së Kombeve, do të ndesheni në mars 2020 me Maqedoninë e Veriut. Pra, ku është ndërtimi i një ekipi kombëtar të Kosovës dhe a është gati ky ekip të kualifikohet?
Bernard Challandes: Ndërtimi i ekipit po vazhdon, skuadra po përparon dhe do të jetë konkurruese për barazhet për Euro 2020.
Albinfo.ch: Si keni arritur të bëni një “Nati” kosovar nga një ekip të thuash jo-ekzistues më parë, një ekip nga i cili kombet e mëdha si Çekia dhe Anglia kishin frikë sikur nga një rival i vërtetë. Cili është sekreti juaj?
Bernard Challandes: Nuk ka sekret, është puna kolektive e të gjithë lojtarëve në fazën mbrojtëse dhe ofensive që jep rezultatet. Lojtarët e kanë kuptuar mirë, ata punojnë së bashku dhe pasi kanë cilësi, kjo krijon një ekip që di ta mbajë rrugën.
Albinfo.ch: A hezitojnë tani talentet e rinj nga diaspora shqiptare, pas këtij suksesi, t`i bashkohen Kombëtares së Kosovës?
Bernard Challandes: Po, suksesi i ekipit inkurajon të rinjtë të luajnë për Kosovën. Ekipi luan mirë, është tërheqës dhe mund të jetë një vitrinë e shkëlqyeshme për lojtarët.
Albinfo.ch: Çfarë ju thonë zviceranët për punën tuaj në Kosovë?
Bernard Challandes: Ata janë të befasuar dhe më japin shumë komplimente.
Albinfo.ch: Si është për një zviceran të punojë në Kosovë? Si po ndiheni në këtë vend? Cilat janë zakonet e tua të vogla?
Bernard Challandes: Unë nuk kam pasur asnjë problem të punoj në Kosovë. Ndihem mirë, Federata më vë në dispozicion gjithçka që është e nevojshme dhe mbi të gjitha, tifozët mbështesin ekipin në një mënyrë të jashtëzakonshme.
Albinfo.ch: Çfarë ju bën përshtypje më së shumti te shqiptarët?
Bernard Challandes: Thjesht, mania dhe dashuria si dhe mënyra e jashtëzakonshme për të mbështetur ekipin e tyre. Ata janë krenarë për lojtarët, dhe gjithashtu, e duan lojën e bukur. Kosova duhet të jetë një ekip sulmues dhe kjo përputhet me cilësitë e lojtarëve që ajo ka.
Albinfo.ch: Nëse kualifikoheni në Kampionatin Evropian, a do të vazhdoni me Kosovën?
Bernard Challandes: Është e sigurt që nëse kualifikohemi, unë do ta çoj ekipin në Euro. Nuk mendoj më tej për momentin.
Për publikun e Kosovës
“Thjesht, mania dhe dashuria si dhe mënyra e jashtëzakonshme për të mbështetur ekipin e tyre. Ata janë krenarë për lojtarët, dhe gjithashtu, e duan lojën e bukur. Kosova duhet të jetë një ekip sulmues dhe kjo përputhet me cilësitë e lojtarëve që ajo ka.
Për jetën në Kosovë
Unë nuk kam pasur asnjë problem të punoj në Kosovë. Ndihem mirë, Federata më vë në dispozicion gjithçka që është e nevojshme dhe mbi të gjitha, tifozët mbështesin ekipin në një mënyrë të jashtëzakonshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Intervista
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor