Bota

Ambasada e Shqipërisë në Berlin hap Librin e Zisë për viktimat e tërmetit

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin sot ka hapur Librin e Zisë për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

“Dhembja është e përbashkët dhe në kohë si këto jemi edhe më të bashkuar në solidaritet për të ndihmuar të gjithë bashkëkombasit tanë.

Ky nuk është zotim, por obligim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës, përcjell albinfo.ch.

Kujtojmë që nga tërmeti i së martës humbën jetën 52 persona, derisa afër 1000 të tjerë mbetën të lënduar.