Kosova

Kanë mbërritur rezultatet e ekspertizës së Deharit nga Zvicra

Rezultatet e ekspertizës për rastin e Deharit kanë ardhur nga Lozana e Zvicrës

Rezultatet e ekspertizës për rastin e Deharit kanë ardhur nga Lozana e Zvicrës. Kjo u bë e ditur sot në një konferencë për media.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka njoftuar se ka arritur në Kosovë raporti përfundimtar i ekspertizës së rastit të Astrit Deharit.

“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala.

Gjithashtu Shala e ka prezantuar zarfin e mbyllur, ku është edhe raporti brenda tij.

Ai ka thënë se nuk e di përmbajtjen e tij, por do t’i dorëzohet prokurorit të rastit, i cili do ta hapë dhe më pas do të njoftohet opinioni për përmbajtjen, përcjell albinfo.ch.