Integrimi
Gjendet Kujtesa 15 vjeçe pas tre muajsh zhdukjeje
Policia e Kantonit të Cyrihut ka kumtuar se vajza e humbur është gjetur në mëngjesin e të dielës shëndosh e mirë në rrugët e qytetit Winterthur të kantonit Cyrih
Më 23 shtator të këtij viti, familjarët e saj e kishin shpallur të zhdukur vajzën 15 vjeçe, Kujtesën, nga Dietlikoni i Cyrihut. Më vonë, në muajin nëntor dyshohej se ajo ishte parë në regjionin e Oltenit.
Ndërkaq sot policia e Kantonit të Cyrihut ka kumtuar se vajza e humbur është gjetur në mëngjesin e të dielës shëndosh e mirë. Pas indikacioneve të dhëna nga qytetarët, ajo është gjetur në rrugët e qytetit Winterthur të kantonit Cyrih.
Në fakt, siç shkruan portali 20minuten.ch ka qenë shoqja e saj 23 vjeçja Alma Kucukovic e cila e ka ndjellë atë në Winterthur, ku e ka njoftuar policinë që ta merrte. Ajo me këtë rast është përballur me mllefin e vajzës e cila e fajësonte për “tradhtinë” që i kishte bërë duke e vënë në kurth.
Policia nuk jep informacione lidhur me motivet e zhdukjes së vajzës, duke respektuar kështu detyrën për mbrojtjen e personalitetit të të miturës, shkruan zuonline.ch.
Ndërkohë portali 20minuten.ch thotë se Kujtesa është gjetur por ajo nuk pranon të kthehet në familjen e saj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor