Shkurt.ch
Zvicra largohet nga lista e parajsës fiskale
Zvicra ishte pjesë e së ashtuquajturës ”listë gri”, ku grupohen vendet me probleme në çështjet tatimore, që prej krijimit të saj nga BE më 5 dhjetor 2017, për shkak të angazhimeve ende të parealizuara
Sot vendet anëtare të BE-së hoqën Zvicrën nga lista e tyre gri e parajsës fiskale duke thënë se ajo pajtohet me të gjitha angazhimet në lidhje me bashkëpunimin fiskal.
Mediat e huaja shkruajn se Zvicra ishte pjesë e së ashtuquajturës ”listë gri”, ku grupohen vendet me probleme në çështjet tatimore, që prej krijimit të saj nga BE më 5 dhjetor 2017, për shkak të angazhimeve ende të parealizuara.
“Nëse Zvicra hiqet nga lista, është një sukses për mua. Lista më e mirë është lista më e shkurtër”, tha komisioneri europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, gjatë një konferencë për shtyp në Luksemburg.
Po ashtu Zvicra miratoi një reformë tatimore në tetor të vitit 2018, por zbatimi dhe hyrja në fuqi e saj u vonuan për shkak të një referendumi.
Ndryshimet tashmë janë efektive dhe do të aplikohen duke filluar nga 1 janari i vitit 2020, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës