Kinema
Tre aktorët kosovarë, pjesë e filmit hollivudian
Aktori kosovar, i cili për shumë vjet ka jetuar në Gjermani, Flurim Alija, do të marrë pjesë në një projekt filmik të Hollywood-it.
Ai ka bërë të ditur se do të aktrojë në filmin “Someone Dies Tonight”, i cili është një bashkëprodhim amerikano-gjerman i zhanrit triler.
Bëhet e ditur se xhirimet e këtij filmi kanë filluar vitin e kaluar dhe po vazhdojnë akoma, ndërsa shumë shpejt do ta ketë premierën botërore.
Po ashtu në këtë film janë edhe yjet e Hollywoodit, si Christopher Lambert, Tom Sizemor dhe Erik Roberts.
Në emisionin ARTRADIO, Flurimi nga Zahaqi i Pejës, në programin e natës të RADIO 1 në një intervistë ka thënë se është i kënaqur me punën dhe rolin, ndërsa nuk fshehu entuziazmin që luan përkrah aktorëve të mëdhenj botërorë.
Gjithashtu ai tregoi me krenari që nuk është i vetmi shqiptar në këtë film, ku po marrin pjesë edhe dy aktorë të tjerë shqiptarë, Leon Palushaj dhe Imer Tahiri.
Kujtojmë se Flurim Alija është aktiv edhe në shumë projekte të tjera filmike në kinemanë gjermane dhe është në fokus të mediave atje, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar...
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
11 kompani nga Diaspora në Konventën e 7-të të industrisë së drurit në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit Hipotekat ishin bërë më të shtrenjta në Zvicër pasi normat e inflacionit u rritën pas pushtimit...
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pritet të ulë më tej normat e interesit
-
Karin Keller-Sutter, zyrtarisht presidente e Zvicrës për vitin 2025