Shqipëria
Sipas Leikert, Shqipëria përkundër mangësive, është e mirëpritur në BE
"Thamë po, sepse donim që t'u jepnim shqiptarëve sinjalin nga Bashkimi Evropian se janë të mirëpritur në Evropë dhe se ky është drejtimi i tyre”
Nënkryetarja e grupit Parlamentar CDU/CSU, Katja Leikert, ka thënë se Bundestagu do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.
Ajo në një intervistë për Deutsche Wellen ka thënë se Maqedonia e Veriut është zhvilluar pozitivisht në shumë aspekte, andaj çështja e tyre është relativisht e qartë, ndërsa për Shqipërinë tha se përkundër mangësive që i ka si shtet në shumë fusha të ndryshme dhe që duhet punuar shumë në to, u tha po!
Sipas saj, shqiptarët janë të mirëpritur në Evropë.
“Për Maqedoninë e Veriut çështja është relativisht e qartë. Maqedonia e Veriut është zhvilluar shumë pozitivisht, sidomos sa i përket zgjidhjes së çështjes së mosmarrëveshjes për emrin. Me Shqipërinë, pa dyshim, u morëm shumë të tepër. Ne e dimë se situata politike e brendshme nuk është demokratike në kuptimin tonë. Opozita ka braktisur Parlamentin, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. E dimë se ka ende probleme me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Të gjitha këto janë, natyrisht, gjëra që janë problematike dhe të cilat ne duhet t’i shikojmë nga afër. Por ne thamë po, sepse donim që t’u jepnim shqiptarëve sinjalin nga Bashkimi Evropian se janë të mirëpritur në Evropë dhe se ky është drejtimi i tyre”, është shprehur Leikert.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve