Gruaja

Heidi Lushtaku bëhet ambasadore e „Vox Infantis“

Modelistja është bërë edhe zyrtarisht Ambasadore e Organizatës Humanitare „Vox Infantis“ në Zvicër

Shqiptaro-zvicerania Heidi Lushtaku, 24 vjeçe nga Cugy frankofon i Zvicrës, e cila është e njohur me suksesin e saj në botën e modës,  po kontribuon edhe në projekte bamirësie. Modelistja është bërë edhe zyrtarisht Ambasadore e Organizatës Humanitare “ „Vox Infantis“ në Zvicër, ku ajo do të jetë pjesë e projekteve mbështetëse për fëmijët jetimë.  Heidi, menjëherë i është bashkuar një iniciative për të nfihmuar fëmijët jetim në Tunizi ndërs pas gjashtë mujave do të udhëtojë për në Afganistan.

„Vitin e arshëm do të shkojmë me kryetaren e organizatës  „„Vox Infantis“  në Kosovë dhe Shqipëri për të realizuar një projekt për të ndihmuar fëmijët shqiptarë jetimë“, ka thënë për albinfo.ch, Heidi Lushtaku.

Këtë që po e bënë Heidi është krejtësisht në baza vullnetare.