Gruaja
Arta Cakiqi synon kurorën e “Miss Zvicra Qendrore”
Spektakli që do të mbahet sonte përfshin disa kantone zvicerane mbahet në Pilatusmarkt në Lucern dhe fillon në orën 19.00, ku do të përcillet nga media të shumta zvicerane
Arta Cakiqi synon të premten në mbrëmje kurorën “Miss Zvicra Qendrore”. Nga dhjetë vajza që kanë qenë finaliste, pas disa seleksionimeve të jurisë, “biletën” për finale e kanë fituar vetëm tetë vajza, ku njëra ndër to do të shpallet edhe Misi i Zvicrës Qendrore.
Ky spektakël që përfshin disa kantone zvicerane mbahet në Pilatusmarkt në Lucern dhe fillon në orën 19.00, ku do të përcillet nga media të shumta zvicerane.
Për t’u prezantuar sa më mirë dhe me dinjitet, bukuroshja nga Podujeva, e cila jeton në kantonin e Shvic (Schëyz), është duke u përgatitur që nga muaji qershor. Trajnimet e pandërprera miset i kanë bërë me zonjën Monika Hofer nga shkolla e modeleve zvicerane, e cila ka punuar edhe me modelet në Peru dhe me ato nga shtetet e Amerikës Latine.
Bukuroshja 21-vjeçare shprehet për albinfo.ch se është mjaft e përgatitur për këtë garë dhe ajo pret që të fitojë më të mirën. “Synimin që të fitojmë e kemi të gjitha, por sido që të përfundojë ky spektakël, jam e lumtur që kam arritur deri këtu. Dëshira ime ka qenë që të prezantoj kombin tim dhe këtë e kam arritur”, thotë Arta, e cila falënderon gjithë shqiptarët që e kanë përkrahur atë me votat e tyre në rrjetet sociale dhe gjithashtu fotografin e njohur shqiptar në Zvicër, Admir Sahitin, më të cilin ka realizuar sete fotografish.
Dëshiron të ndihmojë fëmijët në Kosovë
Sipas Artës, në rast se do të fitojë kurorën e bukurisë, njerëzit e parë që kishte pasur dëshirë t’ ia urojnë janë nëna e saj dhe i fejuari, Liridoni, të cilët e kanë përkrahur dhe i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe.
Muaj më parë në një anketë të realizuar nga gazeta zvicerane “20 Miunten”, lexuesit e saj e shpallën Artën fituese të këtij spektaklit.
Por, çfarë do të bëjë ajo, nëse fiton këtë titull?
“Me këtë titull dua të filloj një nismë për të ndihmuar fëmijët e dëshmorëve në Kosovë. Vite më parë së bashku me babain kemi marrë pjesë në një projekt humanitar për ndërtimin e shtëpisë së një familjeje në nevojë në Kosovë. Tash me këtë shansë do të doja të vazhdoja në këtë rrugë”, pohon Arta për portalin tonë.
Fituesja e këtij spektakli ka të drejtën e ngasjes së një veture luksoze për një vit, pjesëmarrjen direkte në “Miss Zvicra 2015”, si dhe shumë aktivitete të tjera.
Arben Gjinaj
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor