Shkurt.ch
Në byronë e BE-së për azilin bën pjesë edhe Zvicra
Si shtet anëtar i asociuar i Dublinit, Zvicra mund të marrë pjesë me status vëzhguesi në këshillimet strategjike të menaxhmentit të EASO
Zvicra duhet të bashkëpunojë më ngushtë me Bashkimin Evropian në sferën e azilit. Për të realizuar këtë synim, Këshilli Federal i Zvicrës planifikon të marrë pjesë në punën e Zyrës Mbështetëse për çështje të azilit (EASO) që vepron në kuadër të BE-së.
Zyra e përmendur promovon bashkëpunimin e shteteve të Bashkimit Evropian në fushë të azilit. Veç kësaj ajo mbështet edhe shtetet pjesëtare të “Dublinit” të cilat janë nën presion më të madh sa i përket azilkërkuesve. Fjala është për shtetet si Greqia, Italia, Qiproja dhe Bullgaria, që ndodhen në zonat kufitare të BE-së me shtetet e treta.
Siç dihet, me marrëveshjen e Dublinit, parashihet që kërkimi i azilit të bëhet vetëm në njërin nga shtetet evropiane, gjegjësisht ata që kërkojnë azil edhe në shtetin e dytë, detyrohen të kthehen në të parin.
Duke bashkëpunuar me EASO-n, Zvicra fiton qasje në analizat mbi riskun dhe informacionet lidhur me praktikën e shteteve partnere në sferë të azilit. Ajo do të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e zyrës së përmendur. Ndërkaq, si shtet anëtar i asociuar i Dublinit, Zvicra mund të marrë pjesë me status vëzhguesi në këshillimet strategjike të menaxhmentit të EASO.
Por, Zvicra nuk do të ketë të drejtë vote për veprimet operative të EASO-s. Ajo do të caktojë vetë se cilët ekspertë dhe sa të tillë do të angazhojë për zyrën në fjalë.
Siç thuhet në një komunikatë të Departamentit për çështje të policisë dhe të drejtësisë, kostoja e angazhimit të Zvicrës në këtë zyrë është më e ulët se një milion franga në vit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës