Feja

Imami me origjinë nga Kosova, do të shërbejë në policinë e New York-ut

Në New York të SHBA-së imami me origjinë nga Kosova, Tahir Kukaj, do të shërbejë si klerik në policinë e këtij shteti.

Kështu ka njoftuar Radio Evropa e Lirë, në kuadër të fushatës “Jo në emrin tim”, përcjell albinfo.ch.

Roli i tij si klerik në këtë departament do të jetë ofrimi i ndihmës shpirtërore për policët që kanë nevojë.

“Unë jam imam i Departamentit të Policisë së New York-ut. Kjo do të thotë se kam përgjegjësi morale që të kujdesem për aspektin shpirtëror për të gjithë policët, pa dallim feje dhe race”, thotë Kukaj përmes kësaj videoje.

Për më shumë, shihni videon në kuadër të fushatës “Jo në emrin tim”.

#JoNëEmrinTim është platformë digjitale e Radios Evropa e Lirë, e cila shërben për dialog mbi të gjitha format e radikalizmit. Platforma i inkurajon të gjithë lexuesit/përdoruesit të marrin pjesë në bashkëbisedim.

https://www.facebook.com/joneemrintim/videos/513600202515472/