Shkurt.ch
3.2 milionë franga për viktimat e përmbytjeve në Ballkan
Deri të mërkurën nga projekte të ndryshme humanitare janë mbledhur në Zvicër më se 3 milionë franga dedikuar viktimave të përmbytjeve në Ballkan.
Vetëm tri organizata humanitare, Kryqi i Kuq i Zvicrës (SRC), Caritasi dhe Kisha Evangjeliste e Zvicrës (HEKS) kanë mbledhur dy milionë franga.
Rrjeti i organizatave humanitare “Glückskette” ka grumbulluar 667.000 franga ndihma dedikuar viktimave të përmbytjeve në Ballkan.
Nga këto 500 mijë franga vijnë nga Swisscom.
Caritas-i së bashku me organizatat partnere do të bëjë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike në vendet e goditura nga përmbytjet, thuhet në një deklaratë për shtyp të mërkurën nga Caritas.
HEKS do të përqendrohet në krijimin e kushteve për banim në shtëpitë e përmbytura në vendet rurale, në perëndim të Serbisë. Fshatarët do të mbështetet me mjete teknike, të tilla si pajisje të tharjes ose materiale të ndërtimit.
Të martën qeveria federale ka njoftuar se ka ndarë një buxhet prej gjysmë milioni frangash për të ofruar ndihmë humanitare në Ballkan. Përveç kësaj, tetë ekspertë do të dërgohen atje për të mbështetur vullnetarët në terren. Një helikopter zviceran i KFOR-it është dërguar të martën në zonat e përmbytjeve.
Kryqi i Kuq Zviceran (SRC) ka ndarë tashmë 1.3 milionë franga. Gjatë fundjavës ishin mbledhur ushqime të tjera të konservuara, 2.000 litra ujë të pijshëm, çizme të gomës, batanije dhe dyshekë, thuhet në një deklaratë të CRS-së.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës