Shkurt.ch
Aktualizohet çështja e pensioneve Kosovë-Zvicër
Këshilltari federal i Zvicrës Alain Berset , shef i Departamentit Federal për Punë të Brendshme, ka takuar të hënë në Bernë ministrin kosovar për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Nenad Rasic.
Takimi i sotëm në nivel të lartë në Bernë ka mundësuar vlerësimin e kushteve të cilat duhet të përmbushen për elaborimin e një konvente për sigurime shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës.
Nga 1 prill 2010, pas një vendimi të Këshillit federal, Zvicra nuk zbaton me Kosovën konventën për sigurime shoqërore të arritur më parë me ish-Jugosllavinë. Gjykata federale ka konfirmuar këtë vendim në qershor 2013. Dy Ministrat të çështjeve sociale kanë diskutuar rreth kushteve të cilat duhet të përmbushen në mënyrë që Këshilli federal të ekzaminojë një mandat për negociata më qëllim të konkluzionit të një konventë të re për sigurime shoqërore. Po ashtu, është diskutuar edhe gjendja e Kosovarëve karshi sigurimeve shoqërore, si shtetas të një Shteti me të cilin Zvicra nuk ka marrëveshje.
Një numër i kushteve strukturale, administrative dhe ligjore duhet të përmbushen në mënyrë që Këshilli Federal dhe Parlamenti të miratojnë një konventë të tillë. Legjislacion i Kosovës duhet të garantojë eksportimin e shtesave sociale, gjë e cila nuk zbatohet aktualisht
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes