Lajme
Revolucioni zgjedhor: Vetëvendosje fiton Prishtinën
Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë ka fituar Shpend Ahmeti me një diferencë prej 2000 votash. Edhe pse procesi nuk është i përmbyllur, Vetëvendosje po feston rrugëve të Prishtinës
Zgjedhjet e balotazhit në Kosovë duket se kanë sjellë diçka të papritur për opinionin kosovarë. Në një garë tejet interesante për Prishtinën ka fituar përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti përballë liderit të opozitës, kryetarit të LDK-së dhe ish kryetarit të kryeqytetit, Isa Mustafa.
Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë ka fituar Shpend Ahmeti me një diferencë prej 2000 votash. Edhe pse procesi nuk është i përmbyllur, Vetëvendosje po feston rrugëve të Prishtinës fitoren e parë në zgjedhjet komunale. Edhe vetë lideri opozitar pranoi se nuk ka fituar në Prishtinë.
Megjithatë zgjedhjet e balotazhit kanë sjellë shumë risi në qeverisjet komunale. Në shumicën e komunave ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovës, përfshirë edhe komunat e mëdha, Pejën, Gjilanin, Ferizajn, të cilat i ka qeverisur PDK e kryeministri Hashim Thaçi respektivisht, AAK e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Pra humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve lokale është PDK e kryeministri Thaçi, që ka humbur shumicën e komunave, por edhe AAK e Haradinajt.
Ndërsa për të parën herë në zgjedhjet lokale fiton edhe partia e afaristit Behgjet Pacolli. Partia e këtij të fundit ka fituar Gjakovën dhe Mitrovicën.
Në Gjakovë prinë Mimoza Kusari – Lila kundrejt kryetarit të deritashëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Në Prizren, ndërkaq, kryetari Ramadan Muja nga PDK ka arritur ta ruajë pushtetin, kundrejt Eqrem Kryeziut të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me kryetar të ri, është bërë edhe Peja. Atje Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka fituar ndaj kryetarit të deritashëm Ali Berisha të AAK-së. Në Gjilani ka fituar Lutfi Haziri i LDK-së, i cili ka mundur Qemajl Mustafën e PDK-së, kryetarin e deritanishëm.
Edhe Mitrovica ka pasur ndryshim të pushtetit. Agim Bahtiri i AKR-së ka mundur Avni Kastratin e PDK-së, deri më tani kryetar. Përmbysje ka ndodhur edhe në Ferizaj, ku ka fituar Muharrem Svarça i LDK-së ndaj kryetarit të deritashëm, Agim Aliut të PDK-së.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës