Shkurt.ch
Platformë e re për kujdestaret e pleqve
CareInfo si një platformë informatsh dhe diskutimesh është plasuar nga Qendra profesionale për barazi e qytetit të Cyrihut
Personat, kryesisht femra të ardhura nga jashtë, që punojnë, shpesh në baza tërëditore në përkujdesjen për të moshuarit në Zvicër, vuajnë nga izolimi. Për të tejkaluar këtë situatë, ato kanë themeluar një platformë në internet me emrin CareInfo, e cila u jep mundësinë të vendosin kontakte me kolegët nga kjo fushë dhe të këmbejnë përvojat mes vete.
Careinfo nuk u drejtohet vetëm të punësuar-ave në këtë degë por edhe personave që në bazë private përkujdesen për të moshuarit si dhe profesionistëve. Edhe familjet që duan të angazhojnë një person që kujdeset për të moshuarit, do të përfitojnë nga kjo platformë, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar të martën.
CareInfo si një platformë informatsh dhe diskutimesh është plasuar nga Qendra profesionale për barazi e qytetit të Cyrihut. Informatat, përveç në gjuhët e vendit do të jepen edhe në gjuhën polake dhe hungareze, pasi që kujdestaret e të moshuarve vinë më së shumti nga Polonia dhe Hungaria.
Synim i kësaj platforme që fillimisht është lansuar vetëm në kantonin e Cyrihut është që ajo të zgjerohet edhe në kantonet tjera të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes