Lajme
Kosova e përkushtuar për mbrojtjen e refugjatëve
Institucionet e Kosovës e kanë aprovuar Strategjinë e Migrimit dhe e kanë hartuar Planin e Veprimit 2013-2018 dhe se janë në proces të hartimit të Profilit të Zgjeruar të Migrimit
Autoritetet kosovare do t’i përmbushin të gjitha obligimet ndërkombëtare që kërkohen për mbrojtjen e migrimit dhe të refugjatëve. Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka në një tryezë me temë: “Mbrojtja e Refugjatëve dhe Migrimi Ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor”.
Kjo tryezë u organizua nga Ministra e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me UNHCR-së dhe IOM-it.
Zëvendësministri Izmi Zeka tha se Qeveria e Kosovës, duke marrë për bazë obligimet që dalin nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave, sfidat e identifikuara në Raportet e Progresit të viteve 2012 dhe 2013, studimit të Fizibilitetit të Komisionit Evropian, ka filluar t’i zhvillojë kapacitetet dhe ekspertizën mbi një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me migracionin.
“Republika e Kosovës ka hartuar dhe aprovuar ligje dhe dokumente tjera strategjike relevante që dalin si nevojë e përmbushjes së kritereve teknike nga procesi i liberalizimit të vizave. Ky legjislacion është në harmoni me Acquis Communitaire të BE-se”, ka deklaruar Zeka.
Me këtë rast u tha se institucionet e Kosovës e kanë aprovuar Strategjinë e Migrimit dhe e kanë hartuar Planin e Veprimit 2013-2018 dhe se janë në proces të hartimit të Profilit të Zgjeruar të Migrimit.
Roberto Cancel nga organizata IOM tha se organizimi i këtij takimi është hapi i parë drejt bashkëpunimit në nivel rajonal, duke shpresuar që të ketë një qasje të përgjithshme sa i përket migracionit.
Ndërkaq, përfaqësuesi i UNHCR-së Luca Curci theksoi iniciativën për një qasje rajonale në adresimin e sfidave përkitazi me mbrojtjen e refugjatëve dhe menaxhimin e migracioneve të përziera.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për temat si “Mbrojtja e Refugjatëve dhe Migrimet e Përziera”, si dhe “Bashkëpunimi ndër-Institucional në kontekstin e Mbrojtjes së Refugjatëve dhe Migrimit Ndërkombëtar”.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës