CH-Ballkani

Familja e policit Demaj: Të ndërpritet grumbullimi i parave

Familja e policit të vrarë ne qytetin e Istogut, Izet Demaj, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ata duan që të ndalen të gjitha ndihmat financiare që po u vijnë nga kompanitë dhe çdo kush tjetër.

Ata kanë njoftuar se janë nën përkujdesjen e institucioneve të shtetit, ndërsa kanë kërkuar po ashtu ndaljen e grumbullimit të mjeteve financiare nga Ipko dhe Vala, shkruan albinfo.ch

“Familja e Izet Demaj është nën përkujdesjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, andaj prej këtij momenti çdo iniciativë për ndihmë financiare nuk mund të bëhet pa pëlqimin e familjes së Izet Demajt.

Familja Demaj shpreh edhe një herë mirënjohje dhe falënderim për të gjithë”, theksohet në njoftim.