Integrimi
Kapet kosovari 54 vjeçar, dyshohet për plaçkitje
I arrestuari është identifikuar si kosovar i moshës 54 vjeçare, pa vendbanim në Zvicër. Ai po mbahet nüë arrest për hetime të mëtejme.
Banuesit e një shtëpie në Safenwil të kantonit Aargau janë zgjuar të dielën të tmerruar nga zhurma e alarmit. Kur dolën të shohin se çfarë e ka shkaktuar alarmin ata panë vetëm një dritare të hapur, me metodën e ashtuquajtur të shpueses së dritareve.
Është kjo një metodë speciale që shfrytëzohet rrallë dhe vetëm nga profesionistët. Patrullat e policisë së kantonit dhe ato të policisë regjionale të Zofingenit panë pak më vonë në fshat dy persona. Me këtë rast ata mundën ta arrestojnë njërin prej tyre, që ishte fshehur në shkurre.
I arrestuari është identifikuar si kosovar i moshës 54 vjeçare, pa vendbanim në Zvicër. Ai po mbahet nüë arrest për hetime të mëtejme.
Një numër i shpeshtuar i sulmeve nëpër shtëpia dhe grabitjeve të kryera përmes metodës së përmendur në këtë regjion kanë ngjallur dyshimin nëse edhe në rastet tjera kemi të bëjmë me autorësinë e kosovarit, thonë në polici.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës