Sport

Agon Xhemajli i shënon kombëtares së Gjermanisë në Futsall (Video)

Agon Xhemajli ka luajtur në ndeshjen e parë miqësore me përfaqësuesen e Zvicrës në Futsall, kundër përfaqësueses së Gjermanisë të zhvilluar të shtunën në Ballsporthalle Moos në Gümligen të Bernit.

Zvicra është mundur me rezultat 3:4 në këtë ndeshje kontrolluese. Një nga tre golat për zviceranët e ka shënuar mesfushori shqiptar, Agon Xhemajli, shkruan albinfo.ch.

 

Xhemajli për përfaqësuesen e Zvicrës në Futsall ka debutuar në vitin 2015. Prej atëherë ai ka zhvilluar nëntë ndeshje dhe ka realizuar dy gola.

Ndeshja e dytë miqësore mes Gjermanisë dhe Zvicrës luhet sot, në Shtutgart.

E ndërkohë në ekipin që aktivizohet për momentin, Uni Futsal Team Bulle ka shënuar 7-të gola deri më tani.

Fotot dhe video: Swiss Futsall

Golin e Xhemajlit mund ta ndiqni nga minuta 1:48