Integrimi
Krijohen lidhjet e fuqishme ekonomike Kosovë-Diasporë
Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit ndërmjet Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër dhe Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë (IPAK)
Konferenca e organizuar nga projekti Diaspora për Zhvillim (DfD) dhe Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) ka dhënë të shtunën rezultatet e para. Në kuadër të kësaj konference është nënshkruar në Prishtinë Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër dhe Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë (IPAK).
Me këtë marrëveshje dy grupet biznesore angazhohen për përkrahjen e zhvillimit të komunitetit të biznesit kosovar, krijimin e një ambienti më të volitshëm ekonomik si dhe për avancimin e projekteve të tjera me interes kombëtar për transferimin e dijes dhe shfrytëzimin e kapaciteteve të diasporës shqiptare.
Agim Shahini është kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), e cila ka bashkë organizuar këtë takim ne kuadër te projektit “Diaspora për Zhvillim”. Ai megjithatë kritikoi institucionet që nuk janë treguar më fleksibile për krijimin e kushteve për investime të huaja
Shahini tha se me gjithë reformat që janë bërë, Kosova vazhdon ende të mbetët vendi ku më së shumti konsumohen produktet e huaja dhe ku më së shumti ikin investitorët e huaj.
“Kosova duhet të jetë një vend që i thithë investitorët, jo një vend që vetëm vijnë investitorët vizitojnë dhe kalojnë në një vend tjetër. Përderisa, Shqipëria ka ofruar mundësi për investime, të hiqen të gjitha taksat për doganë, dhe TVSH-në për pajisje dhe lëndë të pare dhe për tri vjetët e ardhshme për një investitor të hiqen taksat në paga” ka thënë Shahini.
Diaspora është motori kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës, tha me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Valdrin Lluka, drejtor i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë – IPAK .
“Vet fakti që 30 për qind të investimeve të huaja në Kosovë, vijnë nga diaspora kosovare, kjo tregon shumë. Rreth 400 milionë euro investime që kanë qenë në vitin 2012 rreth 120 milionë vijnë nga diaspora. Kjo na ka ndihmuar që ne të jemi më mirë se Maqedonia, Mali i Zi dhe më mirë se Bosnja, në tërheqjen e investimeve të huaja”, ka thënë Lluka.
Ndryshe, të enjten filloi punimet konferenca “Biznesi për Biznesin (B2B)”, organizuar nga USAID-dhe Projekti Diaspora për Zhvillim (DfD) me temë “Partneriteti për Industrinë e Frutave dhe Perimeve ne Kosovë”.
Në këtë konferencë u inkurajuan afaristët e diasporës që të vijnë në Kosovë dhe të krijojnë ura bashkëpunimi me fermerët kosovarë. Në takim kanë qenë të pranishëm 17 distributor të prodhimeve ushqimore nga BE-ja dhe rajoni, të cilët u takuan me 20 fermerë të qendrave grumbulluese të frutave dhe perimeve të freskëta dhe kompani përpunuese të Kosovës.
Kosova, siç deklaruan afaristët, posedon një potencial të lartë në lëmin e prodhimit të produkteve ushqimore, por mungon bashkëpunimi me distributorët ndërkombëtarë që produktet e tyre të plasohen edhe në tregun e jashtëm.
Që prodhimet “Made in Kosova” të eksportohen në BE, kërkohet harmonizim i raporteve ndërmjet afaristëve të diasporës dhe fermerëve kosovarë.
Naser Mustafa, nënkryetar i Asociacionit të biznesit shqiptar në Zvicër u shpreh shumë i kënaqur me kushtet që i ofron Kosova për investime, ndërsa deklaroi publikisht se do të investojë në Kosovë. Madje ai iu bëri thirrje edhe afaristëve të tjerë në diasporë, që të investojnë në Kosovë.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër ka nënshkruar të shtunën edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Oden Ekonomike të Kosovës, ku njëherësh është inauguruar edhe një njësi e veçantë në kuadër të OEK, për ndërlidhje dhe koordinim me bizneset e diasporës.
Konferenca B2B është konkretizuar edhe me vizita në terren, nëpër kompanitë më me ndikim në Kosovë, ndërsa sot i përmbylli punimet dhe vizitat.
Kjo njëherësh është edhe vizita e parë zyrtare në Kosovë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare nga Zvicra.
Për realizimin e këtyre takimeve projekti “Diaspora për Zhvillim” ka bashkëpunuar ngushtë me USAID/NOA, Aleancën Kosovare te Biznesit, Oden Ekonomike te Kosovës, Agjencinë për Promovimin e Investimeve (IPAK) dhe zyrat Ndërlidhëse Komunale për Diasporë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës