Integrimi
Filloi procesi për vrasjen e dyfishtë në Pfäffikon
Prokuroria kërkon dënim me burg të përjetshëm për Shani S., i akuzuar për vrasjen e të shoqes, Sadete S., dhe shefes së zyrës për punë sociale në Pfäffikon, Daniela H.
Ka filluar sot në Gjykatën e Qarkut në Pfäffikon të Cyrihut gjykimi i Shani S., të cilin aktakuza e ngarkon për vrasjen e kryer më 15 gusht 2011 të së shoqes, Sadete S., dhe shefes së zyrës për punë sociale në Pfäffikon, Daniela H.
Gjykimi që po mbahet me masa të veçanta sigurie, dhe që parashihet të zgjasë dy javë, po karakterizohet nga një interesim i madh i medieve.
Në seancën e sotme, të parë të procesit, Shaniu, i pyetur nga kryetarja e trupit gjykues, është thënë se ndjehet mirë por ka frikë dhe turp. Sipas tij, problemet me të shoqen patën filluar nga viti 2008. Ajo po i largohej atij pasi që ai nuk mund të zhvillonte më marrëdhënie seksuale me të. Kishte po ashtu edhe probleme financiare, ka shtuar Shani S.
Pyetjes së gjyqtares nëse ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij, Shaniu i është përgjigjur se çdoherë u ka tërhequr vërejtjen në fillim, dhe vetëm kur “nuk kanë dëgjuar”, ai i ka rrahur. “Kur problemet filluan të rriteshin unë e kam humbur vetëpërmbajtjen dhe ka ndodhur edhe që t`i rrihja”. Ndërkaq, sipas padisë, fëmijët kanë dëshmuar se rrahjet kanë qenë të përditshme.
Ai flet me zë të ulët dhe u shmanget pyetjeve rreh fajësisë së tij. Shaniu thotë se gruaja vazhdimisht i ka thënë se nuk është më burrë. Viteve të fundit ai, si pensionist invalidor ka qëndruar më shumë në shtëpi ku është falur ose ka shkuar në xhami. Ndërsa gruaja gjatë kësaj kohe ka punuar.
Në fillim të procesit janë bërë dy ndërprerje. Së pari është diskutuar për përjashtimin nga seanca të një gazete bulevardeske pasi që ka publikuar fotografi të paautorizuara të të akuzuarit. Pasi që kjo është hedhur poshtë nga gjykata, mbrojtja ka kërkuar ndërprerjen e sërishme, pasi që kërkon që trupi gjykues të hedhë poshtë ekspertizën psikiatrike. Për këtë të fundit do të vendoset të mërkurën.
Si shkas të drejtpërdrejtë për krimin, padia përmend një grindje të shkurtë të tij me bashkëshorten. Shaniu ka përcjellë Sadeten gjatë pauzës së drekës kur ajo po shkonte drejt shtëpisë. E kishte kapur për krahu dhe e kishte pyetur nëse ajo vërtetë po donte të ndahej nga ai. Ajo i ishte përgjigjur duke i thënë se ai duhej t` hiqej prej sysh se ai nuk ishte burrë për të dhe se ajo kishte një burrë tjetër. Pas kësaj Shaniu nxjerr revolen nga xhepi i pantallonave dhe e qëllon Sadeten nga afërsia e drejtpërdrejtë. Ajo vdes në vend.
Pas kësaj vrasjeje, Shaniu shkon drejt ndërtesës së komunës ku pret se cila nga dy nëpunëset përgjegjëse për çështje sociale do të dilte e para. E para doli Daniela H., e cila ishte përgjegjëse e drejtpërdrejtë e tij (si përfitues i ndihmave sociale) dhe ai e qëlloi atë me revole drejt në kokë. Daniela vdes në spital, pak orë më vonë.
Prokuroria, për veprën penale vrasje të shumëfishtë ka kërkuar dënim me burg të përjetshëm për Shaniun.
Procesi është duke vazhduar.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës