CH-Ballkani
Nesër, ‘Kosovaideas’ prezanton projektet e saj në Cyrih
Albinfo.ch, në partneritet me platformën ‘Kosovaideas’ organizon nesër më 15 nëntor, në Zürich, në orën 19.00, në Mimos Zürich (Kornhausstrasse 18) një seancë prezantimi të platformës ‘Kosovaideas’ që mbështet, duke promovuar, me dhjetëra projekte me karakter inovues dhe në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës.
Misioni ‘Kosovaideas’ është të ndihmojë iniciativa të reja ponktuale dhe efikase në shërbim të zhvillimit të Kosovës, duke iu lehtësuar atyre qasje deri te donatorë në Kosovë, në Zvicër si dhe në vende të ndryshme perëndimore. Kjo platformë është e një lloji të vet dhe quhet ‘crowdfunding’, që do të thotë ‘Kosovaideas’ është platforma e parë e ‘crowdfunding’, e cila është totalisht e përkushtuar në projekte të të gjitha fushave të artit dhe kulturës, angazhimit qytetar dhe qëndrueshmërisë, të realizuara në Kosovë dhe për Kosovën.
Qëllimi i ‘Kosovaideas’ është që të mbështesë projekte që e bëjnë Kosovën vend më të mirë për të jetuar në të. ‘Kosovaideas’ i ndihmon artistët, aktivistët shoqërorë dhe ata që angazhohen në mbrojtjen e ambientit për t’i realizuar projektet e tyre në Kosovë.
Themeluesit e kësaj ideje serioze dhe origjinale për ta ndihmuar shoqërinë kosovare janë tre filantropë dhe figura të mirënjohura zvicerane dhe shqiptare: Georg Frankhauser, Vllaznim Xhiha dhe Mentor Sahiti. Këta bashkëthemelues nuk kanë ngurruar të angazhohen personalisht si dhe të vënë kohën, resurset dhe rrjetin e tyre personal dhe profesional që projektet e seleksioniara për mbështetje të konkretizohen.
Shumica e projekteve të përzgjedhura kanë arritur të gjejnë mbështetje materiale për t’u realizuar në afat kohor të kampanjë së përcaktuar, falë platformës ‘kosovaideas’, e cila është krejt transparente. Deri tani janë realizuar gjuthsej 24 nga 27 projekte, me një shumë prej mbi 150’000 euro, nga 1074 donatorë të ndryshëm. Nga shuma e mbledhur, 90 % e fondeve derdhen drejtpërdrejt te mbështetësit dhe 10 % e tyre mbulojnë transakcionet bankare dhe shpenzimet e menagjmentit të platformës ‘kosovaideas’.
Kur flasim për projekte, kemi të bëjme me iniciativa konkrete dhe origjinale që burojnë nga shoqëria civile, që janë në shërbim të qytetarëve kosovarë, por që kanë nevojë për mbështetje ponktuale për t’u ngritur në këmbe. Në iniciativat në fjalë artikulohen shuma jo të mëdha të mjeteve. Filozofia e ‘crowfunding’ është që t’i mundësojë secilit individ, në Zvicër apo në Kosovë, të përzgjedhë një projekt dhe të mbështesë me shumën që ai do, me qëllim që iniciativa në fjalë të realizohet sipas objektivave të përcaktuar.
Në takimin prezantues të datës 15 nëntor do të marrin pjesë themeluesi Georg Frankhauser, udhëheqësja e platformës ‘kosovaideas’ si dhe bartës të projekteve të suksesshme, të cilët vijnë enkas që t’i familjarizojnë pjesëtarët e diasporës me konceptin, projektet që mbështeten dhe rolin që ata dhe rrjeti i tyre mund të luajnë për ta jetësuar këtë platformë unike qytetare në Kosovë. Në tryezë janë të ftuar dhe aktivistë të shoqërisë civile shqiptare në diasporë.
Pra, të dashur lexues të albinfo.ch, ejani të njiheni nga afër me platformën në fjalë, të bashkëbisedoni me panelistët dhe të ndani një koktej çasti me produkte nga Kosova nga “Kosova Wine” e Kujtim Krasniqit dhe R.B. Export Import nga Rexhep Berisha.
Mund të regjistroheni në e-mailin në vijim: [email protected].
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Nëntor 2018
- Ora19:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit15 Nëntor 2018 - 22:00
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës