Kuriozitete

Fjalëkalimet e telefonave, ose dënoheni 3200 dollarë

Zelanda e Re vazhdon të përforcojë ligjet për turistët e huaj. Së fundmi, aktivistët e të drejtave të privatësisë kanë denoncuar ligjin më të ri në Zelandë, sipas të cilit punonjësi e kufirit do t’u kërkojnë turistëve që të zhbllokojnë çdo pajisje digjitale, duke përfshirë edhe telefonat.

Sipas Aktit të Doganave dhe Akcizave 2018, i cili hyri në fuqi këtë javë, vizitorët që refuzojnë të dorëzojnë fjalëkalimet e tyre të telefonave mund të përballen me ndjekje penale dhe një gjobë deri në 3200 dollarë.

Ligji po ashtu lejon punonjësit e kufirit të mbajnë dhe të konfiskojnë pajisjet e turistëve, nëse ata shfaqin ‘rezistencë’ në marrjen e tyre, shkruan ‘Scan’.

Zelanda e Re është vendi i parë që parashikon gjobë për udhëtarët që refuzojnë të dorëzojnë fjalëkalimet e telefonat, megjithëse vendet e shumta lejojnë zyrtarët e kufirit të kryejnë kërkesa të ngjashme, përcjell albinfo.ch. Shtetasit e huaj që udhëtojnë në SHBA dhe nuk pranojnë të dorëzojnë fjalëkalimin e telefonit, mund t’u refuzohet hyrja në vend nëse nuk janë bashkëpunues.