Integrimi

Marrëveshja e sigurimeve sociale me Serbinë nuk vlen për kosovarët

Zvicra e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Kjo ka prodhuar realitetin në të cilin qytetarët e shtetit të ri njihen si kosovarë dhe që nga autoritetet e sigurimeve sociale të Zvicrës nuk konsiderohen më shtetas të Serbisë

Në një komunikatë që Zyra Federale për Sigurimet Sociale (BSV) u drejton fondeve për kompensimin e kontributeve të pensioneve të pleqërisë dhe të trashëgimisë (AHV) si dhe agjencive zbatuese të kontributeve plotësues (EL) u sqaron atyre se si duhet të trajtojnë shtetasit kosovarë të cilët kërkojnë vazhdimin e pagesës së pensioneve të fituara më parë në Zvicër.

Përmes kësaj komunikate, BSV relativizon vendimet e Gjykatës Federale Administrative, të cilat lejonin mundësinë që kosovarët të marrin pensionet në fjalë duke shfrytëzuar shtetësinë e supozuar të dyfishtë të tyre (kosovare dhe serbe).

 

Në vijim, komunikata e BSV-së

Duke u mbështetur në të ashtuquajturin “Gjykim bazë” të Gjykatës Federale Administrative në lidhje me Kosovën (C-4828/2010 tzë 7 marsit 2011) kosovarë të shumtë  – duke pohuar se janë njëkohësisht edhe shtetas të Serbisë – bëjnë kërkesa për të përfituar ato të drejta të cilat u takojnë vetëm personave që hyjnë brenda përshkrimit që përfshin marrëveshja aktualisht e vlefshme me Serbinë. Ata, për të realizuar këtë qëllim sjellin dokumente të ndryshme, si p.sh. pasaporta, letërnjoftime, vërtetime nga komunat serbe etj. Kjo ndodh shpeshherë më vonë, dmth vetëm pasi që në kërkesën e bërë më parë për përfitimin e kontributeve pensionale ata kanë vënë vetëm shtetësinë kosovare.

Zvicra e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Kjo ka prodhuar realitetin sipas të cilit qytetarët e shtetit të ri njihen si kosovarë dhe që nga autoritetet përgjegjëse të sigurimeve sociale të Zvicrës të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë.

Meqenëse shteti serb edhe më tutje pretendon të ketë sovranitetin fiktiv mbi territorin e Kosovës, kosovarëve vazhdohet t`u jepen vërtetime mbi përkatësinë e tyre shtetërore serbe.

Për këtë arsye, marrëveshja për sigurimet sociale e vlefshme për Serbinë nuk gjen zbatim për qytetarët me përkatësi kosovare.

Prandaj, përkitazi me dëshmimin e përkatësisë shtetërore serbe duhet pasur parasysh sa vijon:

 

1. Personat të cilët me rastin e shtrimit të kërkesës prezantojnë përkatësinë shtetërore kosovare do të trajtohen si të tillë (si kosovarë). Dëshmitë e mëvonshme plotësuese lidhur me gjoja shtetësinë e tyre paralele serbe (me përjashtim të bartësve të pasaportave të vlefshme biometrike serbe, të paraparë me Ziff.2.) parimisht nuk do të pranohen.

 

2. Si dëshmi për përkatësinë shtetërore serbe do të pranohet vetëm pasaporta biometrike e Serbisë pa kufizimet lidhur me lirinë nga vizat për hapësirën Shengen. Pasaporta nuk guxon të ketë shenjën “Koordinaciona Uprava” (Administrata koordinuese) të autoriteteve serbe që ndajnë pasaporta. Kjo rregullore përkon me solucionin i cili është praktikuar për hyrje pa viza në regjionin e Shengenit, dhe që nuk është i mundur për kosovarët.

Dëshmitë tjera të përkatësisë shtetërore serbe nuk do të pranohen. Në veçanti nuk mjaftojnë për të dëshmuar këtë përkatësi aktuale dokuementet si: pasaportat e vjetra me afat të skaduar; pasaportat jugosllave; njoftimet që i drejtohen fondit të kompensimit të pensioneve të moshës dhe të trashëgimisë (AHV) dhe agjencive që bëjnë zbatimin e kontributeve plotësuese (ErgänzungsLeistungen) Nr. 326 2/2 ahv-el mitteilung nr.326d; vërtetimet e shtetësisës serbe (Serbische Staatsangehörigkeitsbescheinigungen / certificats de nationalité serbe) të lëshuara nga komunat serbe ose autoritetet tjera të Serbisë.

Po kështu nuk konsiderohet i vlefshëm as emërtimi  “Serbi” ose “Serbi dhe Mal i Zi” i vënë paraprakisht në regjistrin e të lindurve Infostar.

 

Për më shumë informacione.