Integrimi
Shqiptarët, me jahte luksoze emigrojnë në Angli
Policia kufitare britanike pranoi se, kontrabandistët shqiptarë paguajnë pronarët e jahteve luksoze, për të trafikuar njerëz në Britani, për shkak se këto mjete kontrollohen shumë pak nga organet detare
Kontrabandistët dhe trafikuesit shqiptarë i kanë braktisur metodat e vjetra të trafikimit të qenieve njerëzore për në Angli, duke gjetur një formë tepër revolucionare.
Sipas raporteve nga policia kufitare franceze dhe ajo britanike, të cilat iu referohet “Daily Mail”, grupet shqiptare kanë nisur të paguajnë pronarë jahtesh luksoze për të sjellë emigrantë të paligjshëm në Angli, transmeton Shekulli.
Policia kufitare britanike pranoi se, kontrabandistët shqiptarë paguajnë pronarët e jahteve luksoze, për të trafikuar njerëz në Britani, për shkak se këto mjete kontrollohen shumë pak nga organet detare.
Emigrantët ilegalë shqiptarë, tradicionalisht kanë përdorur trenin e Lionit për të hyrë në Britani përmes ngushticës, që ndan Francën dhe Anglinë, por tashmë ata kanë gjetur partneritet me pronarë të jahteve luksoze.
Këtë e konfirmuan edhe zyrtarë në Francë, të cilët kanë pasur disa precedentë të mëparshëm kohët e fundit. Rojet kufitare franceze gjetën në 12 janar 15 shqiptarë, të fshehur në një jaht, që kushtonte 100 mijë paund.
Dy francezët, të cilët ishin drejtuesit e jahtit, i treguan gjykatës së vendit, se mafiozë nga Kosova dhe nga Shqipëria i kishin paguar ata, për të bërë udhëtime të rregullta përmes ngushticës që ndan Francën nga Britania.
Në këto udhëtime, ata transportonin emigrantë të paligjshëm shqiptarë, nga Franca për në Britani. Autoritetet franceze thanë se, emigrantët pa asnjë mjet identifikimi, paguanin 1000 euro për person, për një jetë të re në Britaninë e Madhe.
Policia kufitare britanike pranoi se, kontrabandistët shqiptarë paguajnë pronarët e jahteve luksoze, për të trafikuar njerëz në Britani, për shkak se këto mjete kontrollohen shumë pak nga organet detare.
Emigrantët ilegalë shqiptarë, tradicionalisht kanë përdorur trenin e Lionit për të hyrë në Britani përmes ngushticës, që ndan Francën dhe Anglinë, por tashmë ata kanë gjetur partneritet me pronarë të jahteve luksoze. Rojet kufitare franceze gjetën më 12 janar 15 shqiptarë, të fshehur në një jaht, që kushtonte 100 mijë paund.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës