Futboll

FC Kosova e Cyrihut i përfundon garat në Kupën e Zvicrës

Para rreth 600 shikuesve, Kosova e Cyrihut është mundur nga Lausanne me rezultat 0:4

Humbja nga FC Lausanne-Sporti, FC Kosovën Cyrihut e eliminon nga garat e Helvetiva Kupës së Zvicrës.

Në takimin e 1/32 të finales, në stadiumin Utogrund në Cyrih, ekipi i vetëm shqiptar në garat e Kupës e priti ekipin nga Vaudi, FC Lausanne-Sportin, ku u mposhtën me rezultat 0:4.

FC Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen, me kontroll dhe raste të mira për shënim. Bekim Bushati dhe Almir Murati në minutën e 11-të dhe 13-të, goditen portën mysafire, shumë pranë shënimit të golit, shkruan albinfo.ch.

Pas këtyre rasteve, ekipi nga Challenge Liga e Zvicrës e mori në kontroll lojën. Maxime Dominguezi dhe Dominim Schmidi shënuan shpejt njëri pas tjetrit. Me epërsinë 0:2 u mbyll pjesa e parë.

Edhe minutat e parë të pjesës së dytë nisen mirë për FC Kosovën, por që një karton për Ali Alijin e ndryshoi në tërësi lojën dhe i shoi shpresat për rezultat më të mirë.

Gançalo Brandao në minutën e 57-të dhe Andi Zeqiri në atë të 61-ën, e përfunduan serinë e golave për FC Lausannen. Ndeshja u mbyll me rezultat 0:4.

FC Lausannen luajtën edhe dy futbollistët shqiptarë, mesfushori Mersim Asllani dhe Andi Zeqiri.

Për shkak të lëndimit serioz, nga loja u largua mesfushori i FC Kosovës, Deni Kërleski.

Takimin e sotëm e ndoqën mbi 600 dashamirë të futbollit.